Janiero Cachaça (Rum Brazilian)
Cachaça është një pije alkoolike që përftohet nga fermentimi dhe distilimi i lëngut të kallamsheqerit cilësor. Është pija më e famshme në Brazil dhe për shkak se disa rume përdorin të njëjtin proces, njihet ndryshe dhe si Rumi Brazilian. Janiero Cachaça përdoret në mënyrë ekskluzive si një ingredient në pijet apo kokteilet tropikale (“Caipirinha”, me Janiero Cachaça është bërë kokteili më i famshëm).