The Glenlivet
The Glenlivet është whiskey malt numër një në tregun dinamik të SHBA dhe një ndër whiskey malt premium më të njohur në tregun botëror.
Sipas rregullit, të gjithë whiskey-t duhet të maturohen për të paktën 3 vjet, por minimumi i viteve për çdo whiskey The Glenlivet është 12.
Përsosmëria, e pandarë me historinë e markës, reflektohet në qëndrueshmërinë e cilësinë së vetë whiskey-t. Është një shije që e ka kaluar provën e kohës, demonstruar nga fakti se The Glenlivet ka fituar trofe ose medalje ari çdo vit për pesë vitet e fundit në konkurse të mëdha.