Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/thgshpk/public_html/includes/menu.inc).

Marketing

Ne e konsiderojmë marketingun ashtu siç duhet: një aspekt i rëndësishëm në kompaninë tonë të distribucionit, që kontribuon në suksesin e Tobacco Holding Group dhe të markave që ajo përfaqëson. Ne besojmë në produktet tona. Nuk ka asnjë truk, asnjë sekret, është thjesht entuziazmi, energjia dhe vendosmëria e stafit tonë, ajo që reflekton vlerat e vërteta të markave që përfaqëson Tobacco Holding Group.

  • ATL – Produktet tona promovohen kudo; revista, gazeta, reklama në television, spote në radio; billboard dhe city light.
  • BTL – Fletëpalosje, broshura, katalogje mbi informacionet e produktet dhe shërbimet tona. Word of Mouth – është një mënyrë e rëndësishme e të bërit marketing, por ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo mënyrë është bërë më e fuqishme për shkak të internetit.
  • Promocion në pikat e shitjes – Fokusim te nevojat e konsumatorit dhe testime të produktit nga konsumatori, Shumë promocione zhvillohen me qëllim infromimin mbi lançimet e reja të markave, mbi oferta speciale si dhe dhurata të ndryshme për të stimuluar konsumatorin.
  • Hipermarkete – Prezenca me produktet tona në ambientet e tyre është kudo. Në rastet e festave apo panaireve që organizohen në supermarkete, THG i mbështet gjithmonë me oferta speciale.
  • HoReCa – Tobacco Holding Group është partner i rëndësishëm për HoReCa, prezenca e produkteve tona është e domosdoshme në lokale, me nënshkrimin e marrëveshjeve në mënyrë ekskluzive dhe me suportin e saj financiar dhe material për organizimet apo festat e tyre.
  • Evente – Çdo markë ka vëmendjen dhe promovimin që meriton. Me organizimin dhe mbështetjen e eventeve të ndryshme me pjesëmarrjen e artistëve të huaj, të njohur në nivel ndërkomëtar, rritet vizibiliteti dhe informimi mbi produktet tona

 

Cilësia e produkteve dhe shërbimeve tona është promovimi më i mirë.