Histori

Tobacco Holding Group është themeluar në Prill të vitit 2001. Karriera e THG ka nisur me ambicien dhe përkushtimin për të zhvilluar një nga kompanitë më të mëdha në tregun Shqiptar. Strategjia jonë për zhvillimin e biznesit reflekton nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve në tregun aktual si dhe risinë e tendencave të fundit në treg, organizim të punës në grup dhe, frymën pozitive për të ecur përpara duke stimuluar dhe zhvilluar profesionalisht të gjithë punonjësit që janë pjesë e saj.

Tobacco Holding Group ndër vite, ka pasur zhvillim shumë të madh në fushën e distribucionit duke zgjeruar kështu, gamën e produkteve dhe duke treguar seriozitet për markat që poseidon në tregun Shqiptar. Fal punës me përkushtim dhe imazhit të krijuar, THG është një ndër 5 kompanitë më të mëdha të distribucionit në Shqipëri dhe, si e tillë, ka shtrirje të gjerë me rreth 2200 klientë efektiv, të cilët punojnë me gamën e produkteve THG. Imazhi dhe serioziteti i kompanisë, ka rritur në vite interesin e kompanive të huaja për investime dhe bashkëpunime të frytshme me Tobacco Holding Group.