Vlerat Thelbësore
Janë pikërisht vlerat tona thelbësore, ato të cilat na udhëheqin në sjelljen tonë; na ndihmojnë t’u tregojmë konsumatorëve dhe klientëve se si ndryshojmë nga kompanitë e tjera.
Vlerat kyçe të Tobacco Holding Group, përbëjnë parimet bazë mbi të cilat zhvillohet aktiviteti ynë:
- Përgjegjshmëria e veprimeve tona, të cilat ndikojnë tek konsumatorët, punonjësit dhe komuniteti.
- Bashkëpunimi në çdo nivel të piramidës së hierarkisë, brenda dhe jashtë kompanisë, në mënyrë që të japim më të mirën.
- Angazhimi ndaj suksesit të kompanisë, shërbimit cilësor dhe iniciativave të tjera që ndikojnë në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë.
- Qëndrueshmëria e cilësisë në ofrimin e shërbimit më të mirë dhe rezultateve efektive të kompanisë.
- Punë me integritet dhe ndershmëri.
- Udhëheqja me kurajo në situata të vështira, me besim dhe vendosmëri.
- Puna me pasion, me zemër dhe mendje, për të marrë kënaqësinë e vërtetë të suksesit.
- Respekti për veten dhe të tjerët, duke ruajtur frymën e zhvillimit dhe punës në skuadër.
- Kompani prestigjioze komform ligjeve dhe rregullave.