United Capital Ventures SH.P.K

  

Latitude eshte nje super park ajror i brendshem i kompletuar me trampolina, zonen e ngjitjes dhe lojra ajrore per ti shtuar sa me shume aventure dhe adrenaline aktiviteteve tuaja se kohes se lire.

Tek ne do te gjeni arena dodgeball (topadjegesi) basketball, trampoline per kercim te lire, ato profesioniste per te apasionuarit e hedhjeve, rrjetin e ninxhave per entuziastet e parkour, pistat e ngjitjes dhe lojrat ajrore qe do ju bejne te fluturoni.

Nje vemendje e vecante eshte kushtuar dhe per femijet e vegjel nen 5 vjec me zonen e tyre te dedikuar per te luajtur, Kids Zone.

Vemendje e vecante i eshte kushtuar edhe organizimeve te ndryshme ne Latitude si:

• Festat e ditelindjeve

• Organizimet ne grup

• Eventet e Korporatave (Team Building)

• Grupe Shkollore