Logjistika

Departamenti i logjistikës dhe distribucionit është shtylla kurrizore e aktivitetit tonë të përditshëm. Objektivi i këtij departamenti është arritja e nivelit optimal kërkesë-shërbim, duke minimizuar kostot.

Përparësitë

  1. Kërkesat, dokumentacioni, prokurat, lëvizja fizike dhe magazinimi janë projektuar dhe koordinuar në mënyrën më të përshtatshme.
  2. Konsiderohet e rëndësishme porosia e çdo klienti.
  3. Bazuar në këtë politikë, zinxhiri i furnizimit  drejtohet dhe organizohet më së miri. Çdo porosi dërgohet në mënyrë sistematike, në kohë, në të gjithë vendin.
  4. Implemetimi i Pocket PC (Palmare) kombinuar me sistemin Microsoft Navision, një nga sistemet financiare më të zhvilluara, e bën tepër të kualifikuar punën tonë.
  5. Investimet në logjistik, transport, duke përmirësuar në vazhdimësi shërbimin ndaj klientit.
  6. Produktet ruhen në magazina të sigurta, të pozicionuara në rafte sipas peshës përkatëse të produktit, në kushte sipas standarteve europiane, përfshirë të gjitha makineritë dhe mjetet e nevojshme per ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve, duke i përgatitur ato për t’i shpërndarë në çdo kohë.

Magazinat

Sistemi i magazinimit: rafte paletash
Magazinat e Tobacco Holding Group – 2180 m2
Magazina e Kuinda – 1200 m2
Magazina e Next  – 600 m2
Magazina e Exclusive  Group – 1700 m2

Transport

Tobacco Holding Group siguron një sistem të zhvilluar transporti, duke përfshirë mbi njëqind e shtatë automjete të llojeve të ndryshme si Caddy, Vito, Sprinter, Kamiona, Fiat Doplo etj, për të shpërndarë produktet sipas kërkesave dhe porosive të klientëve, nga Lindja në Perëndim, nga Veriu në Jug, nga pika e origjinës THG deri në destinacionin final.