Logjistika

Departamenti i logjistikës dhe distribucionit është shtylla kurrizore e aktivitetit tonë të përditshëm. Objektivi i këtij departamenti është arritja e nivelit optimal kërkesë-shërbim, duke minimizuar kostot.

Përparësitë

  1. Kërkesat, dokumentacioni, prokurat, lëvizja fizike dhe magazinimi janë projektuar dhe koordinuar në mënyrën më të përshtatshme.
  2. Konsiderohet e rëndësishme porosia e çdo klienti.
  3. Bazuar në këtë politikë, zinxhiri i furnizimit  drejtohet dhe organizohet më së miri. Çdo porosi dërgohet në mënyrë sistematike, në kohë, në të gjithë vendin.
  4. Implemetimi i Pocket PC (Palmare) kombinuar me sistemin Navision Mobile, një nga sistemet financiare më të zhvilluara, e bën tepër të kualifikuar punën tonë.
  5. Investimet në logjistik, transport, duke përmirësuar në vazhdimësi shërbimin ndaj klientit.
  6. Produktet ruhen në magazina të sigurta, të pozicionuara në rafte sipas peshës përkatëse të produktit, në kushte sipas standarteve europiane, përfshirë të gjitha makineritë dhe mjetet e nevojshme per ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve, duke i përgatitur ato për t’i shpërndarë në çdo kohë.

Magazinat

Sistemi i magazinimit: rafte paletash

Sipërfaqja e magazinës së cigareve Tobacco Holding Group =  450 m2

Transport

Tobacco Holding Group siguron një sistem të zhvilluar transporti, duke përfshirë automjete të llojeve të ndryshme, për të shpërndarë produktet sipas kërkesave dhe porosive të klientëve, nga pika e origjinës THG deri në destinacionin final.