Departamenti i Financës

Departamenti i financës përfaqëson hallkën kryesore në zinxhirin e biznesit tonë, duke luajtur një rol kyç në aktivitetin e përditshëm të kompanisë. Në fushën financiare, në të cilën punon një departament mjaft i gjerë dhe shumë i kualifikuar, THG Maqedoni ka implementuar një nga sistemet më të zhvilluara financiare (Navision Mobile).

Ky investim përveç shifrave shumë të larta të mundësisë së implementimit, bën të mundur që kjo kompani dhe punonjësit e saj të ndihen më të vlerësuar dhe të motivuar, duke u trainuar në një program shumë të rëndësishëm financiar.
Gjithashtu, implementimi me Pocket PC (Palmare) në departamentin e distribucionit ka sjellë shpejtësi në dërgimin e porosisë dhe e ka bërë punën më të lehtë dhe kualitative.