Karriera
Investimi i Tobacco Holding Group Maqedoni në ambiente pune, magazine dhe numër punojësish, është i vazhdueshëm. Kompania jonë ka një kulturë moderne pune dhe frymë bashkëpunimi, ku respektohen mendimet e secilit punonjës, pa marrë parasysh pozitën e tij në hierarkinë e organizatës. Në fillimet e saj, Tobacco Holding Group në Maqedoni, ka 15 punonjës të trajnuar dhe kualifikuar në fushat përkatëse, në funksion të profilit të punës.
Zyrat
Zyrat qendrore me një sipërfaqe prej 200 m2 dhe ambientet moderne që ofron kjo kompani, të bëjnë të ndihesh mjaft komod. Kompania ka krijuar kushte pune të standarteve Europiane, dhe ambiente me kushte optimale në magazinimin e produkteve që tregton.
Adresa: Bul. Kiro Gligorov 13, Skopje, Macedonia
Si punojmë
- Me respekt dhe informacion të plotë për markat që përfaqësojmë.
- Prezantojmë me krenari markat tona, sepse jane marka botërore, ndër më të mirat në treg.
- Fokusohemi mbi markat lider duke i bërë prezente në pikat më të rëndësishme në treg.
- Realizojmë oferta dhe promocione të shpeshta për konsumatorin për ta bërë të ndihet më i vlerësuar.
- Organizojmë shpërndarjen e produktit sipas rutit të mirë-përcaktuar nga menaxheri përkatës.
- Zhvillojmë dhe trajnojmë punojësit tanë për çdo markë të re dhe risi.
- Identifikohemi me markat tona edhe nëpërmjet brandimit të mjeteve të punës.
- Lidhim marrëveshje me pikat e shumicës dhe HoReCa.
- Organizojmë aktivitete të mëdha me risi dhe ide të reja për markat me trendy në treg.
- Departamenti i marketingut bashkëpunon ngushtë dhe komunikon mjaft mirë me departamentin e shitjeve dhe financës.
- Promovojmë produkte të reja, dhe sjellim gjithnjë risi në tregun e Maqedonisë.
- Vlerësojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë pa bërë diferencime.










