Logjistika
Departamenti i logjistikës dhe distribucionit është shtylla kurrizore e aktivitetit tonë të përditshëm. Objektivi i këtij departamenti është arritja e nivelit optimal kërkesë-shërbim, duke minimizuar kostot.
Përparësitë
- Kërkesat, dokumentacioni, prokurat, lëvizja fizike dhe magazinimi janë projektuar dhe koordinuar në mënyrën më të përshtatshme.
- Konsiderohet e rëndësishme porosia e çdo klienti.
- Bazuar në këtë politikë, zinxhiri i furnizimit drejtohet dhe organizohet më së miri. Çdo porosi dërgohet në mënyrë sistematike, në kohë, në të gjithë vendin.
- Implemetimi i Pocket PC (Palmare) kombinuar me sistemin Navision Mobile, një nga sistemet financiare më të zhvilluara, e bën tepër të kualifikuar punën tonë.
- Investimet në logjistik, transport, duke përmirësuar në vazhdimësi shërbimin ndaj klientit.
- Produktet ruhen në magazina të sigurta, të pozicionuara në rafte sipas peshës përkatëse të produktit, në kushte sipas standarteve europiane, përfshirë të gjitha makineritë dhe mjetet e nevojshme per ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve, duke i përgatitur ato për t’i shpërndarë në çdo kohë.
Magazinat
Sistemi i magazinimit: rafte paletash
Sipërfaqja e magazinës së cigareve British American Tobacco – 1000 m2
Sipërfaqja e magazinës së pijeve alkoolike Pernod Ricard dhe Birrës Bavaria – 560 m2
Sipërfaqja e magazinës së detergjentëve Biochimica dhe kozmetikës Rubella – 630 m2
Transport
Tobacco Holding Group siguron një sistem të zhvilluar transporti, duke përfshirë tridhjetë e pesë automjete të llojeve të ndryshme si Caddy, Vito, Sprinter, Fiat Ducato etj, për të shpërndarë produktet sipas kërkesave dhe porosive të klientëve, nga pika e origjinës THG deri në destinacionin final.











