Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in _menu_load_objects() (line 579 of /home/thgshpk/public_html/includes/menu.inc).

De Holding sh.p.k

Gjithçka ka filluar me Komoditetin!

Mars 2014, koha kur është vulosur produkti “Dyshek Comodita”. Një dyshek pasardhës i punës 25 vjeçare e prodhimit të shpuzës dhe dyshekëve, nga një ndër kompanitë më të mëdha në tregun tonë dhe më gjërë, siç është kompania “Devolli Corporation”. Ky produkt ka qenë vetëm hapi i parë për të vazhduar pastaj me inovacione në prodhime tjera, si dhe në zgjedhjen e produkteve më cilësore për tregun tonë. Duke konsideruar dyshekun si një element i rëndësishëm për përmirësimin e kualitetit të jetës, i është kushtuar kujdes i veçantë punës për arritjen e kualitetit absolut tek dyshekët nën markën Comodita.
Si çdo projekt fundamental, edhe Comodita është nisur nga vizioni i saj; për t’u bërë markë Kosovare, i cili do njihet për cilësinë, shërbimin dhe promovimin e mirëqenies, brenda vendit tonë, në rajon dhe më gjërë.
Ky vizion është përcjellur me qëllimet: të sjellim tek konsumatorët tanë, produktet më cilësore dhe zgjedhje të gjërë produktesh, të cilat do të plotësojnë të gjitha nevojat shtëpiake dhe përsonale, t’ju ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm, ku konsumatorët tanë do të kenë kënaqësinë të komunikojnë më neve dhe të ofrojmë mbështjetje në përmirësimin e mirëqenies.

Pas lançimit të dyshekëve nën markën Comodita, hapi i radhës është bërë me hapjen e zinxhirit të dyqaneve Comodita Home, kanal i cili do mbajë nën vete shumë linja dhe marka të zgjedhura.
Comodita Home, në Mars të vitit 2015 ka filluar me hapjen e 11 dyqaneve në Kosovë. E tashmë ajo numëron plot 18 të tilla në të gjithë Kosovën! Por jo vetëm kaq, Comodita Home u zgjerua jashtë territorit të Kosovës duke hapur dyqanin e saj të parë në Tiranë më 3 Mars 2017. Në një periudhe të shkurtër, ajo u zgjerua edhe vazhdon me dyqane te tjera në Shqipëri, duke u shtrirë edhe në rrethe.
Në këto dyqane janë jetësuar edhe qëllimet tona të përmendura më lartë dhe është mundësuar krijimi i markave të reja, që tashmë kanë arritur të njihen nga ju.

Markat që na karakterizojnë neve si kompani janë: Comodita Line, Comodita Kitchen, Comodita Accessory si dhe në dyqanet tona ju mund të gjeni produktet e shumë markave të mirënjohura, siç janë: TAC, Pierre Cardin, Scandinavia, e shumë marka të tjera për të cilat ne jemi distributorë të ligjshëm.
Përveç dyqaneve, ne kemi zhvilluar edhe platformën e dyqanit Online, po ashtu do vazhdojmë me hapjen e më shumë kanaleve të tjera që do na mundësojnë bashkpunim më të lehtë me të gjithë ju.
Për t’a përfunduar, ne ju mirëpresim duke ju premtuar ofrimin e produkteve, të cilat do t’ju plotësojnë dhe me shërbimin më të mirë ndaj jush.

Ju falenderojmë, që keni zgjedhur të na vizitoni!

www.comoditahome.com