Premiere e filmit Red Sparrow në Cineplexx “Powered by Absolut”

Dt. 1 Mars përkoi me ditën e lançimit të filmit Red Sparrow në Cineplexx.
Kjo ditë shënoi një event i cili jo vetëm mblodhi bashkë adhuruesit e filmave me spiunazh, por edhe krijoi një ambjent atraktiv dhe argëtues për të gjithë të pranishmit falë prezencës së Vodka Absolut.
Eventi u komunikua paraprakisht në faqen zyrtare Facebook dhe Instagram të Cineplexx.

Long Drinks të ofruar në Absolut Jars, PR Hostess, Bartender Show, materiale promocionale të loguara Absolut; kanë qenë këto fjalët kyçe të këtij eventi i cili u mbiquajt “Powered by Absolut”.
Interesi i personave që kërkonin cocktails ishte shumë i lartë, por gjithashtu vëmendja kushtuar Bartenders gjatë përgatitjes së long drink “Vodka & Orange”. Shija e cocktail u vlerësua për nga cilësia dhe përgatitja.
Muzika shoqëruese nga DJ, fotot profesionale dhe spektakli që u ofrua në banakun Absolut krijuan një atmosferë që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, por edhe përreth të personave që frekuentojnë qendrën tregtare Tirana East Gate.
Na ndiqni në eventet e ardhshme!

#pernodricard #thg #absolut #absolutsequin #cineplexx