Shtresat e Nënprivilegjuara Kanë Nevojë Për Ne!

Fundi i Vitit 2017 nuk ishte i lumtur dhe i gëzueshëm për këdo. Shtresat e nënprivilegjuara, ashtu sikurse çdo vit presin ndihmën dhe mbështetjen nga dhuruesit dhe vullnetarët.

Vogëlushët e jetimores së Elbasanit kishin nevoja emergjente për ushqim, një faktor jetik për bebet e vogla që më shumë sesa për lodrat kanë nevojë per ngrohtësi dhe të ushqehen në mënyrë të rregullt.Kompania THG me anë të bashkëpunimit me vullnetarë të Jetimores Elbasan, shprehu kontributin duke dhuruar 15 pako qumësht formulë me dëshirën për plotësuar sado pak nevojën e qumështit për bebet e vogla.Në kuadër të përgjegjësisë sociale, THG ka pasur në vemendje të veçantë edhe nevojat e komunitetit i cili gjendet pa mbështetje dhe i pa integruar, sikundër janë edhe personat invalidë për të cilët u blenë dhe u shpërndanë 100 pako me ushqime në bazë dhe të kërkesës për mbështetje që u shpreh nga Shoqata e Invalidëve Para & Tetra Pelgjik Shqiptare.

Bashkëpunimi me Komunitetin Fetar për të ndihmuar shtresat në nevojë nuk mungon asnjëherë  në axhendën e aktiviteteve filantropike të kompanisë THG. Për Xhaminë në fshatin Mustafakoç të Tiranës u shpërndanë 50 pako me ushqime. 

Në përfundim të vitit në dt. 29 Dhjetor, ashtu sikurse çdo vit, në qytetin e Pogradecit u shpërndanë pako me ushqime të shportës dhe produkte të tjera për 1,500 familje në nevojë.

Kjo veprimtari filantropike si pjesë e traditës së familjes Fezollari është kthyer në një ritual të përvitshëm në mbështetje ndaj komunitetit të Pogradecit. Si pjesë e shpërndarjes së pakove ishin prezent edhe përfaqësues nga Bashkia Pogradec të cilët vlerësuan këtë nismë të përgjegjësisë sociale. 

Nuk mungoi dhe mesazhi sensibilizues nga biznesmeni Z. Bajram Fezollari për RTSH dhe SOT 7 TV, i cili u bëri thirrje të gjithë bizneseve që t’i bashkohen nismës për mbështjetje masive të familjeve në nevojë. Gjithashtu Z. Fezollari dha dhe një urim dhe thirrje të veçantë jo vetëm për të rinjtë Pogradecarë por për të gjithë të rinjtë në Shqipëri për vitin 2018: “Për ta përqafuar punën duke lënë mënjanë dembelizmin”.

1,500 pakot ushqimore u shpërndanë vetëm në rrethin e Pogradecit, ndërsa shumë të tjera u shpërndanë dhe në Elbasan e Librazhd. Krahas këtyre janë dhënë 500 pako me dhurata për të gjithë punonjësit e kompanisë Tobacco Holding Group Albania.