Rregullorja e Zhvillimit te Lojes Promocionale “Hape Dhe Fito” Prince Caffe

Informohu mbi rregulloren dhe dhuratat e lojes "Hape dhe Fito".

 

RREGULLORJA E ZHVILLIMIT TE LOJES PROMOCIONALE
“HAPE DHE FITO”
PRINCE CAFFE


 

Kjo rregullore do te sherbeje per te organizuar dhe zhvilluar, lojen promocionale te produktit“Prince  Caffe”  te organizuar nga shoqeria “Tobacco Holding Group” sh.p.k.

Shoqeria “Tobacco Holding Group” sh.p.k eshte nje shoqeri qe operon ne tregun shqiptar qe nga viti 2000, e cila funksionon me Nr: NIPT-I K11724001B, e regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr: 25503 date 23/03/2001, dhe perfaqesohet me sukses nga Administratorja Znj.Valbona Begu, e datelindjes 28/11/1971, e  bija e Hasanit, lindur ne Tirane, e banuese po ne Tirane, e  identifikuar me pashaporten me Nr: BE0998405.

Ne te gjithe aktivitetin e saj kjo shoqeri,  eshte karakterizuar nga pergjegjesia ne menyren e punes dhe ne cilesine e produkteve duke patur parasysh qe te jete sa me afer konsumatorit, gjithmone nje hap perpara te tjereve, me produkte sa me cilesore dhe te shumellojeshme, duke patur si qellim dhe mundesuar nje mardhenie partneriteti me konsumatorin.

Ne keto kushte shoqeria “Tobacco Holding Group” sh.p.k ashtu sikurse ne gjithe vitet e tjera organizon dhe kete promocion, me qellimin e vetem per te patur  komunikimin dhe kontaktin e drejtperdrejt me konsumatorin.
Rregullorja ka per qellim zhvillimin e njeloje promocionale sa me te sakte e transparente per publikun, per te eliminuar cdo lloj abuzimi ne lidhje me kete loje.

Neni  1
Loja promocionale e produktit Princ Caffe Turke “Hape dhe Fito” zhvillohet ne te gjithe territorin e Shqiperise, ne te gjitha njesite e shitjes me shumice dhe pakice ne te gjithe Shqiperine.

Loja promocionale eshte e  vlefshme  per te gjithe shtetasit shqiptar apo te huaj, me banim ne Shqiperi,
te cilet shprehin deshiren per te qene pjesmarres.
Duhet patur parasysh qe ne kete promocion nuk do te kete kufij moshe.

Neni  2
Loja promocionale e produktit Prince Caffe “Hape dhe Fito” organizohet per nje periudhe qe perfshin kohen nga data 14 Korrik 2017 deri ne  daten 31 Dhjetor 2017.

Neni  3
Produkti per te cilin eshte i vlefshem promocioni dhe shorteu eshte:

Prince Caffe Turke ne paketimet:
100 gr, 200 gr, 500 gr me etiketimin“HAPE dhe FITO”

Neni  4
Marredhenia mes konsumatorit dhe shoqerise konsiston ne njohjen e fituesit menjehere ne
momentin e paraqitjes per terheqjen e dhuratave, ne qofte se procedura e mbledhjes se tyre
eshte bere konform kesaj rregulloreje.

Menyra e funksionimit te Lojes Promocionale eshte nepermjet hapjes se paketimit “Prince Caffe” turke 100 gr, 200 gr, 500 gr me etiketimin “Hape dhe Fito” ku konsumatori ka bere blerjen e te pakten nje paketimi  te “Princ Caffe” turke pavaresisht vleres se ketij produktin ne te gjitha pikat e shitjes me pakice dhe shumice ne te gjithe Shqiperine.

Kjo loje promocionale ka kete mekanizem:
Per cdo blerje te produktit “Prince Caffe” turke me etiketimin“Hape dhe Fito” ne te gjitha pikat e shitjes me shumice dhe pakice ne te gjithe Shqiperine, cdo konsumator ka te drejten qe te hape paketimin dhe njoftohet permes nje kuponi qe gjendet brenda paketimit per dhuraten qe ka fituar si edhe te telefonoje ne numrin celular te kompanise i cili do te jete i publikuar ne kupon - +355 68 90 88 999. Konsumatori do te njoftohet permes pershkrimit ne kupon qe te mos e humbase, apo hedhe kuponin deri ne momentin e terheqjes se dhurates.

Te gjithe kuponat fitues te cilat do te akumulohen gjate periudhes se lojes promocionale 14 Korrik deri ne daten 31 Dhjetor 2017 do te mblidhen ne zyrat qendrore te kompanise ne prani te nje komisioni ligjor, ku pjese e ketij komisioni eshte nje perfaqesues nga AMLF dhe Drejtoria RajonaleTatimore.

Në total do të hidhen për shitje në treg 1,180,000 (nje milion e njeqind e tetedhjete mije) paketime Prince Caffe Turke të peshës 100gr, 200gr dhe 500gr, nga të cilat 70,002 (shtatëdhjetëmijë e dy) paketime do të përmbajnë dhurata në brendësi të tyre.

Propabiliteti për të fituar një dhuratë është përafërsisht 1/6.

Shoqeria “Tobacco Holding Group” Sh.p.k merr persiper te zbatoje te gjitha detyrimet
Ligjore qe vijne si rrjedhoje e ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale te konsumatoreve.

Ne rastet kur fituesit do te jene dakort per perdorimin dhe transmetimin e te dhenave te tyre ne forme audio-vizuale, ne televizione apo ne faqet perkatese ne internet, per qellime publicitare, atehere fituesi eshte i detyruar te nenshkruaje nje deklarate te veçante perpara punonjesve te shoqerise ose perfaqesive perkatese ne rrethe.

Fituesit e kesaj loje promocionale do te fitojne dhuratat si me poshte me vlere ne monedhen Lek, te cilat jane renditur ne rendin rrites sipas kriterit te sasise:

Sasia totale e dhuratave eshte 70,002 (shtatedhjetemije e dy) njesi, ne te gjitha pikat e shitjes me shumice dhe pakice ne te gjithe Shqiperine.

Dhuratat e mësipërme jane te gjitha dhurata konkrete.
Dhuratat qe jane konkrete nuk mund të shkëmbehen në para Cash.
Gjate procesit te shperndarjes se dhuratave do te mbahet edhe proces verbali perkates.

Neni 5
Cmimi Cash eshte dhurata e vetme qe do ti dorezohet fituesit prane zyrave te THG. Ne momentin qe personi hap paketimin dhe shikon qe ka fituar, atij i lind e drejta ta terheqe prane zyrave pasi eshte lidhur dhe koordinuar me piken e shitjes prane te ciles ka blere produktin.

Fituesit e dhuratave Cash do te mund te terheqin shperblimin e tyre pane Zyrave Qendrore te Tobacco Holding Group.
Diten qe do te terhiqet Dhurata, fituesi duhet te kete me vete mjetin identifikues.

Per cdo informacion shoqeria ve ne dispozicion  numrin e kontaktit +355 68 90 88  999  i cili do te menaxhohet nga kompania Tobacco Holding Group dhe do te jete aktiv brenda orarit zyrtar te punes 09.00-17.30.

Fituesit bien dakord që të firmosin në momentin e marrjes së dhuratës, t’ju bëhetfotografi/filmime dhe  të japin të dhënat e tyre të cilat mund të përdoren për qëllime të promocionit.

Neni 6
Ne daten 5 Janar 2018, ora 12.00 do te mbahet nje procesverbal permbylles nga komisioni i parapercaktuar me siper, per te gjitha dhuratat e dhena sipas rregullores, sidomos per ato qe kane vlere monetare te larte.
Te gjithe fituesit do te pasqyrohen ne nje liste me ID dhe fature tatimore.

Neni 7
Konsumatori do te kete mundesi te informohet per kete promocion nepermjet:
-       Produkteve  te identifikuar nga nje etikete mbi paketim.
-       Radio
-       Media Sociale (Facebook, Instagram etj.)
-       Reklama ne Web
-       OOH( komunikim outdoor)
-       Poster
-       Wobbler
-       Koke rafti, rafte dytesore etj.

 

Shkarko rregulloren