Përgjegjësia Sociale

Kompania Tobacco Holding Group ka për qëllim të zbulojë rrugë më të mira për t’u diferencuar në çdo gjë që bëjmë. Ne nuk realizojmë thjesht shpërndarjen fizike të shumë produkteve të suksesshme; ne përmbushim misionin që të përçojmë vlerat dhe integritetin që mbart puna jonë.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se sjellja apo qëndrimi ynë social, ambiental dhe etik, ka një impakt të rëndësishëm. Politika e Përgjegjësisë Sociale e kompanisë, funksionon si një mekanizëm rregullator, i ngulitur në shtyllën e biznesit tonë, nëpërmjet të cilit, ne monitorojmë dhe sigurohemi se aktiviteti ynë është në përputhje të plotë me ligjin, standartet e etikës dhe normat ndërkombëtare.
Tobacco Holding Group ka kodin e saj efektiv për reklamimin e produkteve alkoolike, dhe sigurohet se reklama i drejtohet targetit të duhur – konsumatorit mbi moshën e lejuar me ligj – dhe se nuk nxit një sjellje të papërshtatshme të konsumimit të alkoolit.
Pjesa tjetër që lidhet me aktivitetet e Përgjegjshmërisë Sociale të kompanisë THG, ka të bëjë me faktin se, ne nuk mjaftohemi thjesht me shpërndarjen e produkte të sigurta (çdo produkt i kompanisë tonë është i pajisur me kondra etiketë, e cila informon konsumatorin mbi përbërësit e produktit që konsumojnë). Përgjegjshmëria Sociale e kompanisë tonë ka sjellë detyrimin për të plotësuar nevojat e punonjësve të kompanisë, që ata të kenë një punë të sigurtë dhe që shpërblehet, duke respektuar të drejtat e tyre, duke përmirësuar ambientin e punës ku punojnë çdo ditë, dhe përfshihen në mënyrë pozitive në kulturën në të cilën operojnë.
Objektivi ynë është që kompania të operojë në mënyrë të përgjegjshme duke inkurajuar një impakt pozitiv mbi mjedisin, konsumatorët, punonjësit dhe të gjithë pjesëtarët e sferës publike