Partnerët tanë

Nën emrin Tobacco Holding Group, Kosovë përfaqësohen në mënyrë ekskluzive një portofol prestigjioz markash të njohura.

Tobacco Holding Group Kosova, gëzon statusin e përfaqësuesit ekskluziv të British American Tobacco që prej vitit 2006, duke operuar me markat e kësaj kompanie në Kosovë dhe Shqipëri. BAT është partneri ynë i parë global dhe më i rëndësishmi në aktivitetin e kompanisë Tobacco Holding Group. 


Kreativiteti dhe inovacioni i THG është çdo ditë në zhvillim me nënshkrimin e kontratave të reja të eksluzivitetit me kompani globale, duke konkuruar kështu edhe më fuqishëm në tregun Kosovar. Pas një performance  të shkëlqyer në tregun Kosovar, Tobacco Holding Group fiton besimin e një prej kompanive më të mëdha në tregun botëror të pijeve alkoolike “Pernod Ricard”, duke e përfaqësuar denjësisht në tregun Shqiptar dhe atë Kosovar. Ky portofol, ka kompletuar imazhin e THG si kompani serioze dhe prestigjoze, duke mbërritur në një stad të avancuar biznesi, me produkte që kanë fituar një pozitë mjaft të fortë në treg.