Dental Sensitive

Produkti “Dental Sensitive” për dhëmbë të ndjeshëm, është një shpëlarës për gojën, pa alkool, i krijuar për higjienën dhe pastërtinë e dhëmbëve dhe gojës. Ai ul ndjeshmërinë e lartë të dhëmbëve dhe në sajë të elementëve përbërës të tij, siguron një përkujdesje të veçantë. Shpëlarësi përmban klorur kaliumi, i cili mbron nervat dentar, ul aktivitetin e tyre dhe lehtëson dhimbjen në rastet e ndjeshmërisë së lartë; glukonat zinku me efekt anti-bakterial; florur natriumi i cili parandalon kariesin dhe ndihmon në mineralizimin e smaltit të dhëmbëve. Aroma e mentes krijon ndjesinë e freskisë dhe pastërtisë.

Përdorimi: Ky produkt dentar është krijuar për shpëlarjen intensive të gojës për 15-30 sekonda. Përdoret në mëngjes dhe mbrëmje, pas larjes së përditshme të dhëmbëve.
KUJDES: Mos e gëlltisni! Ndalohet përdorimi nga fëmijë nën dhe të moshës 6 vjeç!

 

Dental Sensitive

300 ml