Pastë dhëmbësh Dental Anti-Parodontit

* Pasta e dhëmbëve “Dental Anti-Paradontit Active” është një pastë profilaktike, me efekt fantastik forcues dhe qetësues mbi mishrat e dhëmbëve. Kombinimi i klorhekzidinës dhe hidroksidit të aluminit siguron veprimin forcues, redukton rritjen e mikroorganizmave në kavitetin oral dhe parandalon skuqjen e mishrave të dhëmbëve, ënjtjen dhe rrjedhjen e gjakut në gingiva. Levomenoli rigjeneron dhe laktati i aluminit pengon në rritjen e bakterieve të dëmshme, në sajë të veprimit adstrigjent (rrudhës) dhe anti-inflamator.

*Dental Anti-Parodontit Sensitive 7 Herbs” ka zhvilluar një formulë të posaçme me ekstrakte të përzgjedhura bimore dhe përbërës aktiv, duke parandaluar problemet e paradontosis dhe gingivitit dhe duke mbrojtur qafën e dhëmbit nga zhveshja. Ekstrakti i valanidhit ul ndjeshmërinë ndaj dhimbjes së mishrave të skuqur të dhëmbëve, ndalon rrjedhjen e gjakut dhe i bën mishrat e dhëmbëve më të shëndetshëm. Laktati i aluminit forcon mishrat e dhëmbëve, dhe si rezultat i tij, reduktohet dhe ndalohet rrjedhja e gjakut. Kamomili ka efekt anti-inflamator dhe anti-bakterial. Hithra e qetëson dhimbjen dhe tonifikon mishrat e dhëmbëve. Trumza redukton akumulimin e bakterieve që shkaktojnë skuqjen dhe prishjen e mishrave të dhëmbëve.

Dental Anti–Parodontit

Active
100 ml

Dental Anti–Parodontit

Sensitive
100 ml