Histori

Tobacco Holding Group Kosovë, është themeluar në Qershor të vitit 2005. Karriera e THG Kosovë, ka nisur me ambicien dhe përkushtimin për të zhvilluar një nga kompanitë më të mëdha në tregun Kosovar. Nisma e karrierës së saj fillon me kompaninë “Scottish and Newcastle”, birrën Australiane ”Foster’s “ e cila ishte edhe shtys për zhvillimin e mëtejshëm dhe suksesin e biznesit. Strategjia jonë për zhvillimin e biznesit reflekton nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve në tregun aktual si dhe risinë e tendencave të fundit në treg, organizim të punës në grup dhe, frymën pozitive për të ecur përpara duke stimuluar dhe zhvilluar profesionalisht të gjithë punonjësit që janë pjesë e saj.

Me dinamikë dhe kulturë Europiane, në vitin 2006, u bë i mundur bashkëpunimi me një nga emrat më të mëdhenj të kompanive Globale, “British American Tobacco”, e cila i besoi përfaqësinë e distribucionit kompanisë sonë.

Suksesi, serioziteti dhe puna profesionale e kryer nga stafi i THG, bën që edhe sot kjo kompani të gëzojë të drejta të plota eskluziviteti të British American Tobacco.