Departamenti i Financës

Departamenti i financës përfaqëson hallkën kryesore në zinxhirin e biznesit tonë, duke luajtur një rol kyç në aktivitetin e përditshëm të kompanisë. Një herë në muaj, ky department me informacionin e nevojshëm financiar, zhvillon mbledhje midis departametit të shitjes dhe marketingut, për të identifikuar problemet, vlerësuar shpenzimet, si edhe për të vendosur politikat e çmimeve për të qënë sa më konkurues në treg. Ky informacion i rëndësishëm u delegohet manaxherëve, në mënyrë që ata të jenë të mirë-informuar për të marrë vendimet e duhura dhe për të gjykuar drejt, duke aplikuar taktikat strategjike të përshtatshme për tregun.

Në fushën financiare, në të cilën punon një departament mjaft i gjerë dhe shumë i kualifikuar, THG ka implementuar një nga sistemet më të zhvilluara financiare (Navision Mobile). Ky investim përveç shifrave shumë të larta të mundësisë së implementimit, bën të mundur që kjo kompani dhe punonjësit e saj të ndihen më të vlerësuar dhe të motivuar, duke u trainuar në një program shumë të rëndësishëm financiar.
Gjithashtu, implementimi me Pocket PC (Palmare) në departamentin e distribucionit ka sjellë shpejtësi në dërgimin e porosisë dhe e ka bërë punën më të lehtë dhe kualitative.